top of page

Projektet

  • 28 Mars – 1 Maj 2020 – Shpërndarja e ndihmave mjekësore, dhe  asistim për moshën e tretë, në bashkëpunim me organizata të tjera jo-fitimprurëse (PENTA)

​

  • Nëntor 2019 - Janar 2020 – “Emergenza Terremoto Albania”- Shpërndarja e ndihmave humanitare, në bashkëpunim me shoqatën italiane  të sindikatave, Puglia

​

  • 18 Korrik - 7 Nëntor 2019 – Projekti “#FestivaliiTraditës”- Në kuadër të sezonit turistik verë 2019, u organizuan rreth 20 festa tradicionale lokale, me qëllim promovimin e  agroturizmit dhe kulturës, si një binom zhvillimi shumë të rëndësishëm ekonomik për territorin e Shqipërisë, nëpërmjet iniciativave që kishin si qëllim rritjen e përdorimit të resurseve turistike dhe kulturore.

​

  • Në kuadër të projektit “#FestivaliiTraditës”, u organizuan 20 festa lokale, si më poshtë:

​

1.       06 Gusht 2019 - Festa e Detit - Poseidon Fest’, në plazhin e BUNECIT;

 

2.      10 Gusht 2019, në pedonalen e Himarës, u zhvillua për herë të dytë eventi “Mjalt’Fest”;

 

3.      15 Gusht 2019, u zhvillua eventi “Festa e Shën Marisë”, në Zvërnec.

 

4.      23 - 24 Gusht 2019, për të dytin vit rradhazi, në fshatin Tushemisht, u realizua “Festa e Teto Ollgës”;

 

5.      13 Shtator 2019, u zhvillua festa lokale “Vi’n’Shëngjin”;

 

6.      15 Shtator 2019, u zhvillua eventi “Nymfat e Liqeneve”, në qytetin e Belshit;

 

7.      21 Shtator 2019, “Festa e Biçikletave” në qytetin e Shkodrës;

 

8.      21 Shtator 2019, “Festa e Vreshtit”, në qytetin e Beratit;

 

9.      21 Shtator 2019, “Festa e Verës”, në qytetin e Beratit;

 

10.  22 Shtator 2019, “Soda Rërë e Lojëra”, në plazhin e vjetër të Sodës;

 

11.  28 Shtator 2019, “Art’Zan Vlorë”;

 

12.  2 Tetor 2019, Paz’Art, Gjirokastër;

 

13.  8 Tetor 2019, “Rrugës për Marub-Dasma e Arbrit”;

 

14.  12 Tetor 2019, organizuam “Festivalin e Filmit dhe Traditës”, në bashkëpunim me “Balkan Film Food Festival”;

 

15.  13 Tetor 2019, “Festa e Balonave”, në Plazhin e Golemit;

 

16.  15 Tetor 2019, “Festa e Teqesë”, në Mallakastër;

 

17.  20 Tetor 2019, “Hiking në Krrabë”, në majën e Krrabës, Tiranë;

 

18.  24 Tetor 2019, #CityFestnLibrazhd;

 

19.  26 Tetor 2019, “Skrapari n’Gotë”, në Çorovodë, Skrapar;

 

20.  30 Tetor 2019, “Shega e Cerrikut”.

 

 

  • 20 Korrik 2019- Zbulo Bashtovën, kthimi i kalasë së Bashtovës në një destinacion destinacion turistik të përhershëm.

​

  • 20 Qershor 2019-- Workshop- " Lidershipi i të rinjve - situata politike e Shqipërisë dhe rruga e saj drejt Bashkimit Europian".

​

  • 17 Qershor 2019- Trajnim: "Lidershipi dhe të rinjtë"-Trajnim me të rinjtë nga gjithë Shqipëria, i organizuar nga shoqata “ODA” në ambjentet e Qendrës Rinore.

​

  • 12 Maj 2019- Eventi “#Visit_Memaliaj_Tepelenë”, promovimi i bukurive natyrore, trashëgimisë, veprat dhe monumentet kulturore në shërbim të turizmit dhe ekonomisë së rajonit Memaliaj-Tepelenë.

​

  • 8 Mars 2019- Aktiviteti “Female Condition Today”, konferencë mbi gjendjen e gruas në botë e  diskutime për arritjet e saj në çdo fushë të jetës.

​

  • 7 Janar 2019- Aktiviteti “Fëmijët dhe Viti i Ri”, festa e parë për fëmijë për vitin 2019.

​

  • 27-28 Dhjetor 2018- “Të japim dicka nga vetja për fëmijët në nevojë.”-Dy organizatat rinore “ODA” & “PENTA” në bashkëpunim me institucionet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, FSDKSH, Hipoteka dhe Aluizmi, Ministrinë e Energjitikës dhe infrastrukturës, Avokatin e Popullit, Ministrinë e Jashtme, Tirana Bank, Banka Kombëtare Tregtare, Raiffeisen Bank, organizuan mbledhjen e ndihmave për fëmijët në nevojë.

​

  • 16-17 Nëntor 2018- Jo vetëm për vete!, mbledhje donacionesh për familjet në nevojë.

​

  • 29 - 30 Shtator 2018 – Festa Lokale “Festa e Ullirit” në fshatin Lukovë.

​

  • 21 Shtator 2018 – Festa Lokale “Skrapari në Gotë” në fshatin Bogovë.

​

  • 31 Gusht 2018 – Eventi “SI DIKUR”, aktivitet në nder të pilotit Ismet Zervoj.

​

  • 1 - 2 Gusht 2018 -- Projekti “Gojëdhëna e Harruar”-- Shfaqje teatrale e financuar nga Ministria e Kulturës.

​

  • 7 – 8 Korrik 2018 – Festa Lokale “Mjalt'Fest Dhërmi” në fshatin Dhërmi.

​

  • 1 Qershor 2018 – Aktiviteti “Të japim dicka nga vetja, për ata që më shumë kanë nevojë!” Festë me femijët e shtëpisë së fëmijës ”Zyber Hallulli”.

​

  • 28 Maj 2018 – Eventi “Luftë Korrupsionit - Luftë për drejtësi”, një diskutim mbi reformën në drejtësi, me të ftuar: juristë, profesionistë të lirë dhe përfaqësues të shoqërisë civile mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe vetting-ut.

​

  • 22 Prill 2018 – Eventi “50 vjet në ndihmë të Shqipes” me rastin e 50 - vjetorit të krijimit të Uzinës së Aviacionit Shqiptar.

​

  • 8 Mars 2018 – Aktivitet me gratë në nevojë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

​

  • 19 Shkurt 2018 – Fillimi i projektetit “Briarta”, në kuadrin e vitit të Skënderbeut, donator Ministria e Kulturës.

​

  • 6 Janar 2018 – Grumbullim ndihmash nga donatorë privat, shpërndarja e tyre në atmosferë festive krijuar nga vullnetarë të shoqatës për fë mijët në nevojë në ambjentet e ODA.

​

  • 1 – 2 Janar 2018 – Shpërndarje ndihmash për familjet në nevojë në qytetin e Memaliajt dhe në fshatrat Toç, Anë Vjosë dhe Iliras.

​

  • 31 Dhjetor 2017 – Shpërndarje ndihmash në Bashkinë e Shijakut dhe zonën e Likezhit.

​

  • 29 – 30 Dhjetor 2017 – Shpërndarje ndihmash për familjet në nevojë në bashkinë e Tiranës.

​

  • 28 Dhjetor 2017 – Shpërndarje ndihmash në Qendrën Ditore të Zhvillimit “Atelie” në Korçë.

​

  • 24 – 25 – 26 Dhjetor 2017 – Grumbullimi i ndihmave të mbledhura nga institucionet, të cilat iu bashkuan nismës ”Të japim diçka nga vetja për ata që kanë nevojë ”, si: Posta Shqiptare, Ministria e Energjitikës dhe e Transporteve, Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, SUOGJ “Koço Gliozheni” dhe vullnetarë të shoqatës “ODA”.

​

  • 23 Dhjetor 2017 – Aktiviteti “Lexo një libër”, pranë ”People bar”. Aktivitet me të rinjtë e apasionuar mbi prozën shqiptare.

​

  • 22 Dhjetor 2017 – Trajnim i vullnetarëve të shoqatës mbi kulturën dhe artin figurativ.

​

  • 8 – 9 Dhjetor 2017 – Workshop “Historia e Harruar”, mbi historinë dhe kulturën e Voskopojës. Trashëgimi historike kulturore.

​

  • 18 Nëntor 2017 – Hapja e portalit online info.gjirokastra, një website që promovon trashëgiminë, artin, kulturën dhe natyrën e qarkut Gjirokastër.

​

  • 12 Nëntor 2017 – Trajnim i vullnetarëve të shoqatës “ODA” lidhur me PAK dhe nevojat që ata kanë për t’u riintegruar në shoqëri, që të jenë sa më të pavarur në aftë sitë e tyre krijuese dhe talentin që ata kanë

​

  • 22 Tetor 2017 -Trajnim i vullnetareve të shoqatës “ODA” lidhur me arsimin profesional dhe kulturën dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

​

  • 18 Shtator 2017 – Trajnim i vullnetarëve të shoqatës “ODA” lidhur me organet e reja të sistemit të drejtësisë. Efiçenca e kësaj reforme në jetën e qytetarëve, dhe ndikimin e kësaj reforme në integrimin e vendit tonë drejt Bashkimin Europian.

​

  • Qershor – Dhjetor 2017 – Ekspozita “Ne dhe arti ynë” në bashkëpunim me OJF ROOF Albania. Në Gjirokastër dhe Tiranë.

​

  • Qershor – Korrik 2017 – “Shfleto një libër edhe ti” në qytetin e Tepelenes, Memaliajt, Libohovës dhe Gjirokastrës.

​

  • Prill – Tetor 2017 – PAZARI “Udhë t drejt historisë”, projekt i organizuar në bashkinë e Libohovës. Donator Ministria e Kulturës.

​

  • Prill 2017 – “Bijtë e Pilotëve”. Aktivitet me Pilotët ushtarake dhe familjet e tyre në bashkëpunim me Shoqatën e Aviatorëve.

​

  • Janar – Prill 2017 -Drejtësine e kërkojmë në çdo hap. Bashkëbisedime me grup mosha në ndryshme në zonën rurale Tiranë.

​

  • 28 Dhjetor 2016 - Shpërndarje ndihmash në 8 familje në zonën e Farkës, Saukut dhe Selitës.

​

  • Dhjetor 2016 - Fushatë sensibilizuese për Vetingun, on line dhe derë më derë .

​

  • 15 Prill – Nëntor 2016 - Tre fushata sensibilizuese për pjesëmarrjen e të rinjve në arsimin professional.

​

  • Mars 2016 – Trajnim për angazhimin e grave në tregun e punës. Fushatë sensibilizuese në zonat rurale të Tiranës (Dajt dhe Farkë) për gratë dhe vajzat, për orientimin e tyre drejt punësimit e arsimit profesional.

​

  • Shkurt 2016 – Shpërndarje ndihmash për komunitetin Rom (pranë bregut të lumit Tiranë).

​

  • Nëntor 2015 - Ëndrra ime 2015, Ekspozitë e talenteve të reja. Projekt i financuar nga Kryeministria.

​

  • Shkurt 2015 - Trajnim për sipërmarrjen dhe marketingun (Dhoma e tregtisë Tiranë).

​

  • Dhjetor 2014 - Shpërndarje ndihmash në Kombinat për familjet në nevojë. (donatorë privat).

bottom of page