Misioni
Zhvillimi i shoqërisë dhe demokracisë në të gjitha fushat e jetës me fokus mbrojtjen e të drejtave të njeriut e të shtresave në nevojë në veçanti.
Vizioni
Të punojmë në përmirësimin e dukshëm të standartit të nivelit të jetesës së Shqipërisë për ta ngritur atë në nivelet e shteteve më të përparuara të Bashkimit Europian.
Qëllimi
Qëllimi i shoqatës dhe fushat e veprimtarisë së saj jane:
​
-Të mbrojë të drejtat e shtresave në nevojë të shoqërisë me anë të formave demokratike;
-Të ndihmojë zhvillimin e shoqërisë dhe demokracisë në të gjitha fushat e jetës e sidomos ato në lidhje me interest e shtresave në nevojë;
-Të organizojë tryeza bashkëpunimi dhe debate me faktorë të brendshëm e ndërkombëtar mbi problem të ndryshmë që i shqetësojnë këto shtresa e të krijojë marrëdhënie dypalëshe ose shumëpalëshe me organizata të tjera Brenda dhe jashtë vendit, me qëllimin e vetëm të shkëmbimit të eksperiencës për ndërmarrjen e realizimin e aktiviteteve të përbashkëta që janë të legjitimuara në statutin e shoqatës, të lidhura me integrimin e ndërveprimin social në Europë e kudo, si dhe me ndihma reciproke. Ky qëllim shprehet në përputhshmëri të plotë me qëllimin dhe strategjinë që do të ndiqet në këtë project, e përfaqësuar më së miri në ndihmën që ajo do t’i japë shtresave të margjinalizuara, grave, të rinjve, burrave, në sektorin e prodhimtarisë të produkteve bio e nënprodukteve artizanale, deri në përcjelljen e këtij produkti te konsumatori në zonat urbane, duke sjellë në këtë mënyrë përmirësimin e gjendjes ekonomike të shtresave të lartpërmendura dhe sistemit të jetesës në përgjithësi, për të gjitha shtresat përfituese të këtij projekti.
